Aktualitet

450 mijë euro për shërimin, humb jetën 21-vjeçari që preku zemrat e të gjithëve, si i mblodhën shqiptarët paratë

26 Shtator 2019, 06:07 Nga DOSJA
450 mijë euro për shërimin, humb jetën 21-vjeçari

Shqipëri- Jeta na sjell të dëgjojmë edhe histori të trishta. E tillë ishte edhe historia e jetës së 21- vjeçarit nga Ulqini, Emro Abazit, i cili nuk mundi t’i shpëtonte sëmundjes së rëndë. Ai ndërroi jetë dy ditë më parë.  Shqiptarët kudo në botë u bënë bashkë për të riun dhe mblodhën 450 mijë euro që ai të kryente terapitë në Gjermani. Por fatkeqësisht 21-vjeçari nuk ka mundur t’ia dalë dot, pavarësisht trajtimit dhe mbështetjes së tyre.

Lajmin e hidhur e ka dhënë Elvis Naçi, përmes një statusi në ‘Facebook’, ku i lutet zotit që ta mëshirojë.

“Emro e mbylli jetën e kësaj bote por lusim Zotin e Gjithësisë ta fali, mëshirojë dhe të dërgojë ne Xhenet, në botën tjetër. Amin.”, shkruan ai teksa publikon foto ku shqiptarët e përcjellin të riun në banesën  e fundit.

Si u mblodh shuma e madhe e parave? 

Naçi ishte një nga organizatorët për mbledhjen e shumës së parave. Fillimisht rasti i Emros-së u bë publik në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, ku Elvis Naçi i bëri thirrje shqiptarëve të jepnin aq sa të mundnin.

“E veçanta e këtij rasti është se bëhet fjalë për një shumë të madhe, bëhet fjalë për 450 mijë euro. Për Emron është hapur një go fund me e veçantë. Pra nëse bashkohen 450 mijë shqiptarë me një euro atëherë kjo realizohet, apo sikur të bashkohen 45 mijë vetë nga 10 euro dhe çështja u mbarua. Fondacioni ynë do të kontribuojë 5100 euro, 100 janë shtesë sepse ato do t’i jap unë.”, u shpreh Naçi. Shqiptarët menjëherë kontriubuan aq sa kishin mundësi, por ai nuk mund të shpëtonte.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elvis naçi emro abazi humb jetën 21-vjeçari nga ulqini elvis naçi emro abazi humb jetën 21-vjeçari nga ulqini

Sondazh

Poll