Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos, Artan Hoxha: Ekzekutori është paguar 300 mijë euro, do vritej s’e s’bën

26 Shtator 2019, 05:35 Nga DOSJA
Vrasja e Santiago Malkos, Artan Hoxha: Ekzekutori është paguar 300

Tiranë– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ish-policit në Tiranë, Santiago Malkos. Gazetari Artan Hoxha ka treguar se ekzekutori për këtë vrasje është paguar 300 mijë euro.

“Ekzekutorët që kanë qëlluar Santiago Malko, janë po ata që kanë qëlluan mbi Edison Harizaj. Janë vrasës profesionistë, më atë jetojnë. Ai kryen një vrasje, paguhet për atë. Në rastin konkret, ky është një atentat që dyshohet të jetë paguar 300 mijë euro, duhej me se s’bën të vritej. Është tentuar dhe në prill, por policia ka ndërhyrë”, tha gazetari Hoxha në emisionin “Opinion”.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutuar mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dosja.al zbuloi skandalin, se Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos deri më tani janë shpallur në kërkim 8 persona, të njohur ndryshe si pjesë e klanit “Duka”. Ndërkohë në pranga ka rënë Blendi Teta.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha ekzekutohet santiago malko artan hoxha ekzekutohet santiago malko

Sondazh

Poll