Aktualitet

Përplasje me armë zjarri në Yzberisht, plagoset 19-vjeçari. Gra dhe fëmijë shohin ‘Far West’

25 Shtator 2019, 20:42 Nga DOSJA
Përplasje me armë zjarri në Yzberisht, plagoset

TIRANË– Një përplasje me armë zjarri ka vënë në alarm kryeqytetin mbrëmjen e sotme. Dosja.al mëson se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar nga mjeti i tyre tip “Ford” drejt disa personave që ndodheshin në një tjetër automjet.

Si pasojë e të shtënave një 19-vjerçar ka mbetur i plgaosur. Burime nga Policia bëjnë me dije për Dosja.al se 19-vjeçari ka marrë nga plumb në dorë, por fatmirësisht është dëmtuar lehtë. 

Ngjarja ka ndodhur në Yzberisht, rreth orës 22:35 të mbrëmjes së sotme në rrugën kryesore të kësaj zone, në afërsi të shinave të trenit. Konfliki ka qenë i çastit dhe autorët pas të shtënave me armë janë larguar mes pallateve.

E gjithë ngjarja është parë nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë qenë prezent, përfshirë gra dhe fëmijë. Forcat policore kanë mberritur në vendin e ngjajres dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne yzberisht plagosje ne yzberisht

Sondazh

Poll