Aktualitet

Shqiptarët mbledhin 450 mijë euro, 21 vjeçari nuk ja del dot

25 Shtator 2019, 20:52 Nga DOSJA

Ulqin – 21 vjeçari Shqiptar nga Ulqini, Emro Abazi ka ndërruar jetë nga sëmundja e rëndë ditën e sotme në Ulqin.

Emro duhet të kryente një operim shumë të rëndësishëm në Gjermani, në mënyrë që të kurohej dhe jeta e tij të vazhdonte.

Operacioni i tij kushtonte 450 mijë euro, dhe familja e tij në pamundësi për ta mbledhur këtë shumë, kontaktoi imamin Elvis Naçi dhe emisionin e tij ‘ Shqipëria për Shqiptarët’.

Pas apelit të bërë nga Elvis Naçi, shqiptarët e gjendur kudo nëpër botë, ofruan ndihmën e tyre dhe shuma prej 450 mijë eurosh u arrit të mblidhej me sukses.

Por fatkeqsisht 21 vjeçari humbi jetën ditën e sotme, pa arritur të kryente operimin.

Ai është përcjellë drejt banesës së fundit, i shoqëruar nga qindra njerëz të cilët u sensibilizuan me rastin e tij dhe me dhimbjen e familjarëve.

Burimi:JOQ.

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elvis naçi emro abazi shqiperia per shqiptaret elvis naçi emro abazi shqiperia per shqiptaret

Sondazh

Poll