Bota

Ekspertët: Spiunët rusë më efektivë se ushtria

Në raport gjithashtu theksohet se agjencitë ruse të spiunazhit filluan përgatitjet për pushtimin e Ukrainës që në qershor të vitit 2021.

29 Mars 2023, 19:01 Nga a.l
Ekspertët: Spiunët rusë më efektivë se ushtria
Vladimir Putin

RUSI- Një raport i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (Rusi) deklaron se shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës ruse kanë arritur sukses më të madh në Ukrainë sesa ushtria e saj. Në raport gjithashtu theksohet se agjencitë ruse të spiunazhit filluan përgatitjet për pushtimin e Ukrainës që në qershor të vitit 2021, shkruan BBC. 

Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) ka dominuar popullsinë në zonat e pushtuara të Ukrainës. Studiuesit thonë se FSB ka qenë në gjendje të shkarkojë disqet e kompjuterëve të qeverisë për të identifikuar individë pro Kievit që agjentët e saj duan t'i arrestojnë dhe marrin në pyetje.

Njësitë e luftës elektronike janë vendosur për të shkëputur pjesët e okupuara të Ukrainës nga bota e jashtme për t'i ndihmuar ata të zbatojnë kontrollin.  Sipas grupit të ekspertëve, kreu i inteligjencës së jashtme ruse, SVR, i tha Presidentit Vladimir Putin se u duhej më shumë kohë për t'u përgatitur dhe kërkoi që pushtimi të shtyhej. Kërkesa e tij u refuzua.

lufta ukraine-rusi spiunet ruse

Sondazh

Poll