Bota

Po planifikonin një sulm terrorist, në Greqi, armët do i siguronin nga shqiptarët, PLANI i dy pakistanezëve të arrestuar në Greqi

Në prangat e Policisë greke përfundoi 27-vjeçari Hayder, i cili jetonte në Zakynthos, 29-vjeçari Husein, i cili ishte zhvendosur në Spartë, ndërsa urdhërat i merrte nga një bashkatdhetar, i cili jetonte në arrati, në Teheran.

29 Mars 2023, 18:45 Nga k.m.
Po planifikonin një sulm terrorist, në Greqi, armët do i
2 pakistanezët

GREQI- Zbulohen detaje të tjera lidhur me kapjen e 2 pakistanezëve që kishin plafikuar që të kryenin një sulm terrorist në Greqi. Në prangat e Policisë greke përfundoi 27-vjeçari Hayder, i cili jetonte në Zakynthos, 29-vjeçari Husein, i cili ishte zhvendosur në Spartë, ndërsa urdhërat i merrte nga një bashkatdhetar, i cili jetonte në arrati, në Teheran.

"Protothema.gr" zbulon fotot e dy të arrestuarve që planifikonin të gjakosnin sinagogën hebreje në Psirri. Të arrestuarit kishin krijuar një marrëdhënie përmes të burgosurve nga Pakistani, por kishin vënë edhe shqiptarë në kërkim të armëve që do i përdornin për sulmin.

Sipas Protothema, synimi i tyre ishte jo vetëm të dëmtonin qytetarët e pafajshëm por edhe të cënonin sigurinë në vend, duke dëmtuar institucionet shtetërore të Greqisë dhe marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare me vendet e tjera. Po ashtu, ata kishin përzgjedhur edhe ndërtesat ku planifikonin të kryenin sulme terroriste. Objektivi i parë për të cilin procesi thuajse kishte përfunduar dhe plani kishte hyrë në fazën përfundimtare, ishte një restorant hebre në Psirri, i cili funksiononte edhe si sinagog.

Objektin do e sulmonin kur të kishte më shumë se 50 njerëz. Me fjalë të tjera, qëllimi ishte një gjakderdhje masive me viktima të civilëve të pafajshëm. Për çdo person të vdekur, dy autorët pakistanezë do të merrnin 15,000 euro nga organizatori i rrjetit terrorist.

greqi grupi terrorist ne greqi

Sondazh

Poll