29 Mars 2023, 18:23
Nga a.l
Lukas Mandl
KOSOVË- Deputeti i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl teksa ka komentuar çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, në një intervistë për median kosovare 'Klan Kosova', tha se ky mekanizëm, sipas tij, duhet të themelohet në bazë të modelit të Tirolit Jugor. Ai ka deklaruar se beson që pala kosovare do ta zbatojë planin evropian për dialogun që është propozuar së fundi. Sipas tij, nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe përshkruhet si vetëmenaxhim, duhet të merret për shembull një strukturë e ngjashme me Tirolin e Jugut.
Mandl ka folur edhe për mosnënshkrimin e aneksit të planit për zbatim të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për eurodeputeti theksoi se “Do të jetë një lehtësim për popullin serb kur liderët e tij vendosin të sillen me përgjegjësi dhe të nënshkruajnë”. Pozitën dhe opozitën në Kosovë i ka këshilluar që të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën në punën që duhet bërë për Marrëveshjen e Ohrit.
Pos dialogut, eurodeputeti tha se për kosovarët është i vonuar liberalizimi i vizave, duke shtuar se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të jetë në fuqi udhëtimi pa viza.
Tiroli Jugor
Tiroli Jugor është një provincë autonome brenda shtetit të Italisë me kryeqytet Bolzanon. Tiroli Jugor ka rreth 540 mijë banorë dhe sipas censusit të fundit të vitit 2011, 62.3 për qind kanë gjermanishten si gjuhë të parë, 23.4 për qind italishten, 4.1 për qind gjuhën e quajtur Ladine, derisa pjesa tjetër flasin gjuhë të tjera si gjuhë të para.
Provinca ka një nivel të lartë të vetë-qeverisjes, me të drejta të zgjeruara legjislative dhe ekzekutive dhe një regjim fiskal që e lejon të mbajë për vete 90 për qind të të ardhurave. Tiroli Jugor është provinca më e pasur në Itali dhe një nga më të pasurat në Bashkimin Evropian.
Qeveria lokale është e bazuar në Kushtetutën e Italisë që i jep status të autonomisë. Për shkak të një politike fiskale, provincës i lejohet të mbajë shumicën e taksave brenda për të ekzekutuar dhe administruar me kompetencat e veta.
Në këtë kontekst, tashmë po përmenden edhe modele të ndryshme në Evropë që do të mund të përdoreshin si shembull për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, por më shumë se gjithë të tjerët ai i Tirolit Jugor në Itali.
lukas mandl
Bota
29 Mars 2023, 18:19
A.B
Elon Musk
SHBA- Elon Musk dhe 1000 liderë të tjerë të teknologjisë, përfshirë bashkëthemeluesin e Apple, Steve...
Bota
29 Mars 2023, 17:53
a.l
Miroslav lajçak
KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
Bota
29 Mars 2023, 17:45
a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në seancën që po mbahet në kuadër...
Bota
29 Mars 2023, 17:28
a.l
Glauk Konjufca
KOSOVË- Në margjinat e Samitit të Dytë për Demokraci që po mbahet në Washington, kryetari i Ku...
Bota
29 Mars 2023, 17:34
k.m.
Shqiprim Arifi dhe Albin Kurti
TIRANË- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i ka befasuar të gjithë me deklarat&eu...
Bota
29 Mars 2023, 17:12
a.l
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi Dmitry Peskov deklaron se parashikon një "luftë" afatgjatë me Perëndimin. ...
Bota
29 Mars 2023, 17:01
a.l
Raketa
RUSI- Një diplomat i lartë i Moskës ka njoftuar se Rusia ka ndaluar çdo lloj infoRmacioni që lidhet me testet raketore, ...
Bota
29 Mars 2023, 16:52
a.l
Gjermani
GJERMANI- Gjermania ka prezantuar draft reformat për imigracionin, trajnimin e aftësive dhe promovimin e imigracionit nga vendet e Ballk...
Bota
29 Mars 2023, 16:47
a.l
Logoja e Bankës
Banka Qendrore Evropiane pret rënie të shpejtë të inflacionit të lartë në Eurozonë, sipas shef...
Bota
29 Mars 2023, 16:39
a.l
Papa Françesku
ITALI- Papa Françesku është shtruar në spital për një kontroll rutinë...