Bota

Armët bërthamore ruse në Bjellorusi/ Kremlini: Mesazh për NATO-n! Ata duhet ta kuptojnë se situata është serioze

Sipas Kremlinit planet e Moskës për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi do ta detyrojnë NATO-n të vlerësojë seriozitetin e situatës.

29 Mars 2023, 18:45 Nga a.l
Armët bërthamore ruse në Bjellorusi/ Kremlini: Mesazh për
Sergei Ryabkov

RUSI- Kremlini ka paralajmëruar se dërgimi i armëve taktike bërthamore ruse në Bjellorusi është një mesazh për NATO-n. Sipas Kremlinit planet e Moskës për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi do ta detyrojnë NATO-n të vlerësojë seriozitetin e situatës, shkruajnë mediat e huaja. 

Të shtunën presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se do të vendosë në Bjellorusinë fqinje armët bërthamore. Deklarata ka nxitur reagime dhe paralajmërime nga SHBA-të, BE, NATO si dhe nga vendet e tjera. Nga ana tjetër Bjellorusia tha se do i pranojë armët për shkak të ‘presionit’ nga Perëndimi.

sergei ryabkov

Sondazh

Poll