Bota

"Është e rrezikshme, askush nuk mund ta kontrollojë"/ Musk dhe 1000 liderë të tjerë të teknologjisë kërkojnë 'PAUZË' për zhvillimin e 'AI'

Musk dhe industria po bëjnë thirrje për një pauzë gjashtëmujore të zhvillimit të inteligjencës artificiale.

29 Mars 2023, 18:19 Nga A.B
"Është e rrezikshme, askush nuk mund ta kontrollojë"/
Elon Musk

SHBA- Elon Musk dhe 1000 liderë të tjerë të teknologjisë, përfshirë bashkëthemeluesin e Apple, Steve Wozniak, po bëjnë thirrje për një pauzë për të zhvilluar AI (inteligjenca artificiale), për të cilën ata kanë frikë se përbën një 'rrezik të thellë për shoqërinë dhe njerëzimin' dhe mund të ketë efekte 'katastrofike', raporton 'DailyMail'.

Në një letër për Institutin e Jetës, Musk dhe të tjerët argumentuan se njerëzimi nuk e di ende shtrirjen e plotë të rrezikut të përfshirë në avancimin e teknologjisë.  Ata po kërkojnë nga të gjithë laboratorët e AI që të ndalojnë zhvillimin e produkteve të tyre për të paktën gjashtë muaj.

Nëse ndonjë laborator refuzon, ata duan që qeveritë të 'ndërhyjnë'. Frika e Musk është se teknologjia do të bëhet aq e avancuar, saqë nuk do të kërkojë më ndërhyrje njerëzore. Është një frikë që mbahet gjerësisht dhe madje pranohet nga CEO i AI, i cili tha në fillim të këtij muaji se teknologjia mund të zhvillohet dhe shfrytëzohet për të kryer sulme kibernetike 'të përhapura'.  

Sistemet e fuqishme të AI duhet të zhvillohen vetëm pasi të kemi besim se efektet e tyre do të jenë pozitive dhe rreziqet e tyre do të jenë të menaxhueshme”, thuhet në letër.

"Është e rrezikshme, askush nuk mund ta kontrollojë"/

Assnjë nga Google ose Microsoft nuk e ka nënshkruar letrën. Listës së nënshkruesve i mungon gjithashtu informacioni nga bosët e mediave sociale ose ata që drejtojnë Quora ose Reddit, të cilët konsiderohen gjerësisht se kanë njohuri edhe mbi këtë temë. 

Letra vjen pasi forca policore e BE-së, Europol, iu bashkua një mori shqetësimesh etike dhe ligjore mbi AI të avancuar si ChatGPT, duke paralajmëruar për keqpërdorimin e mundshëm të sistemit.

Që nga publikimi i tij vitin e kaluar, ChatGPT i OpenAI i mbështetur nga Microsoft ka nxitur rivalët të lançojnë produkte të ngjashme dhe kompanitë ta integrojnë atë ose teknologji të ngjashme në aplikacionet dhe produktet e tyre. 

Musk ka vite që po përpiqet të ndalojë rritjen e shpejtë të teknologjisë AI. Në vitin 2017, Musk paralajmëroi se njerëzimi po 'thirrte demonin' në ndjekjen e teknologjisë. 

Musk ishte një nga themeluesit e OpenAI, kompania që krijoi ChatGPT në 2015. Synimi i tij ishte që ajo të funksiononte si një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për të hulumtuar rreziqet që mund të paraqesë AI për shoqërinë./Dosja.al

elon musk ai inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll