Bota

Lajçak vizitë në Berlin e Londër, bisedime për dialogun Kosovë-Serbi

Ai ka njoftuar se konsultimin për dialogun Kosovë - Serbi do ta vazhdojë edhe në Londër, ku do të qëndrojë dy ditë.

29 Mars 2023, 17:53 Nga a.l
Lajçak vizitë në Berlin e Londër, bisedime për
Miroslav lajçak

KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar vizitë në Berlin në kuadë r të bisedimeve pë r procesin e dialogut Kosovë -Serbi. Pë rmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Lajçak njofton se gjatë ditë s së djeshme në Berlin ka zhvilluar takime dhe bisedime me krerët e politikës gjermane, lidhur me dialogun. Ai ka njoftuar se konsultimin për dialogun Kosovë - Serbi do ta vazhdojë edhe në Londër, ku do të qëndrojë dy ditë.

Pas një dite intensive në Berlin në Gjermani, dje kisha takime në Kancelarinë, Ministrinë e Jashtme Federale dhe Bundestag, tani po shkoj në Londër në Mbretërinë e Bashkuar, për dy ditë konsultimesh mbi Dialogun”, ka shkruar Lajçak në Të itter.

Takimi në Ohër

Në takimin e 18 marsit në Ohër, kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë bërë një marrëveshje paraprake për të zbatuar të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit të propozuar nga BE. Marrëveshja me 11 nene nuk e detyron Serbinë që të njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tani, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

dialogu kosove-serbi miroslav lajçak

Sondazh

Poll