Bota

Beteja për Bakhmutin/ Zelenskyy: Nëse humbim, mund të detyrohemi të bëjmë kompromis me Rusinë

 Zelensyy tha se nëse qyteti lindor i Bakhmut do të binte në duart e forcave ruse pas një beteje të zgjatur, presidenti Vladimir Putin do t'ia shiste këtë fitore Perëndimit, shoqërisë së tij, Kinës, Iranit.

29 Mars 2023, 18:38 Nga a.l
Beteja për Bakhmutin/ Zelenskyy: Nëse humbim, mund të detyrohemi
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se nëse Rusia përparon në betejën në Bakhmut dhe arrin ta marrë atë, do të detyrohet të bëjë kompromis me Rusinë, pasi kjo e fundit mund të fillojë të ndërtojë mbështetjen ndërkombëtare. Zelensyy tha se nëse qyteti lindor i Bakhmut do të binte në duart e forcave ruse pas një beteje të zgjatur, presidenti Vladimir Putin do t'ia shiste këtë fitore Perëndimit, shoqërisë së tij, Kinës, Iranit, shkruan The Guardian. 

"Nëse ai do të ndjejë pak gjak - erë se ne jemi të dobët - ai do të shtyjë, shtyjë, shtyjë. Nuk mund t'i humbim hapat sepse lufta është një byrek - copa fitoresh. Fitore të vogla, hapa të vegjël. Shoqëria jonë do të ndihet e lodhur. Shoqëria jonë do të më shtyjë të bëj kompromis me ta," i tha ai duke shtuar se një humbje kudo në këtë fazë të luftës mund të ta çojë në disavantazh Ukrainën. 

Presidenti ukrainas i bëri gjithashtu një ftesë diplomatike presidentit të Kinës Xi Jinping, i cili vetëm javë më parë u takua me Putinin në Kremlin për një ditë bisedimesh, duke e quajtur atë një 'mik të dashur' dhe duke nënshkruar një sërë marrëveshjesh të dizajnuara për të forcuar marrëdhëniet kino-ruse. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll