Bota

Konjufca në Washington takohet me zyrtarë të lartë të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

 Në margjinat e Samitit të Dytë për Demokraci që po mbahet në ëashington, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar me zyrtarë të lartë nga disa shtete që ende se kanë njohur Kosovën.

29 Mars 2023, 17:28 Nga a.l
Konjufca në Washington takohet me zyrtarë të lartë të
Glauk Konjufca

KOSOVË-  Në margjinat e Samitit të Dytë për Demokraci që po mbahet në Washington, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar me zyrtarë të lartë nga disa shtete që ende se kanë njohur Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Kuvendit përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Facebook'. 

Në margjina të Samitit të Dytë për Demokraci që po mbahet në Uashington, pata rastin të zhvilloj një sërë takimesh të frytshme me kryetarë të parlamenteve, deputetë, zyrtarë të lartë dhe personalitete nga Kenia, Gambia, Armenia, Gana, Zambia, Liberia dhe Kosta Rika, disa prej tyre shtete jonjohëse të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca shton se me përfaqësuesit e këtyre shteteve ka biseduar për progresin demokratik të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin institucional në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe në NATO.

Me përfaqësues të këtyre shteteve biseduam për rolin e parlamenteve tona në ndërtim dhe intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët", shtoi ai. 

Një ditë më parë Konjufca ka takuar përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar. Ata diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e Ohrit, si dhe hapat e mëtejmë  për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

glauk konjufca

Sondazh

Poll