Politike

‘Hemorragji’ në LSI/ Pas Ralf Gjonit, edhe Ylli Shehu drejt Kuvendit: S’kam hequr dorë nga mandati

28 Shkurt 2019, 15:42 Nga DOSJA
‘Hemorragji’ në LSI/ Pas Ralf Gjonit, edhe Ylli Shehu drejt

TIRANE– Ish-deputeti Partisë Republikane, i cili kaloi më pas në radhët e Lëvizjes socialiste për Integrim, Ylli Shehu, është drejt ‘bashkimit’ me kolegun e tij, ish-këshilltarin e Ilir Metës, Ralf Gjoni, lidhur me mandatin e deputetit.

Në një prononcim për “Dosja.al”, Shehu është shprehur se nuk ka ende një deklaratë paraprake për dorëheqje nga mandati i deputetit, ndërsa thotë se nuk është njoftuar nga KQZ për të drejtën e përfitimit të mandatit.

“Unë nuk kam firmosur ende një deklaratë paraprake dorëheqjeje. Unë jam njoftuar nga KQZ për të drejtën e përfitimit të mandatit, dhe kam 10 ditë kohë të dorezoj formularin e dekriminalizimit. Deri atëherë kam kohë të mendohem dhe të konsultohem me gjithçka ndodh, pas shkëputjes gati 2 vjeçare me politikën aktive. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj për ta marrë gjithë kohën që kam në dispozicion për të thënë fjalën e fundit”, – tha Shehu për “Dosja.al”.

Një ditë më parë KQZ publikoi listën me kandidatët pasues në radhë që zënë vendet e mbetura bosh nga djegia e mandateve nga deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. (Lexo këtu)

Ralf Gjoni, ish-këshilltari i Presidentit Ilir Meta, aso kohe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, bëri një deklaratë të tillë të ngjashme, ndërsa tha se nuk është njoftuar nga KQZ në mënyrë zyrtare. (Lexo këtu) Gjoni u shpreh se i duhet pak kohë për të menduar dhe për të vendosur. Sot ai publikoi edhe një foto me eurodeputetin Knut Fleckenstein në Tiranë, që me gjasë ka biseduar edhe rreth mandatit të deputetit. (Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lsi ralf gjoni rrjedhjet e opozites djegia e mandateve te opozites lsi ralf gjoni rrjedhjet e opozites

Sondazh

Poll