Bota

IS-K merr përsipër sulmin vetëvrasës në Kabul

Abdullah tha se sulmet dhe atentatet me bomba të IS-K janë shtuar që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit më 15 gusht.

28 Mars 2023, 21:14 Nga k.m.
IS-K merr përsipër sulmin vetëvrasës në Kabul
Foto ilustruese

KABUL- Shteti Islamik-Khorasan (IS-K), një fraksion i organizatës terroriste Shtetit Islamik, ka marrë përsipër një sulm vetëvrasës nga i cili mbetën të vdekur 6 persona dhe u plagosën 12 të tjerë. Sulmi u krye pranë Ministrisë së Jashtme në kryeqytetin afgan, Kabul, më 27 mars.

"Çdo ditë, dy ose tre njerëz vriten,"- tha Abdullah, një banor i provincës lindore të Nangarhar, një bastion i IS-K, për Radio Azadi të Radios Evropa e Lirë. Abdullah tha se sulmet dhe atentatet me bomba të IS-K janë shtuar që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit më 15 gusht.

Ka pasur një rritje të sulmeve të IS-K kundër talebanëve dhe civilëve afganë në dy muajt e fundit. Ekspertët thonë se grupi ekstremist është përforcuar nga prania e zvogëluar e SHBA-së kundër terrorizmit në Afganistan dhe lirimi i paqëllimshëm i qindra të burgosurve të IS-K nga burgjet e talebanëve gjatë spastrimit të vendit.

Një kamikaz i IS-K hodhi veten në erë brenda një xhamie shiite në provincën veriore të Kunduzit më 8 tetor, duke vrarë më shumë se 70 njerëz dhe duke plagosur mbi 140. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës që nga tërheqja e trupave ndërkombëtare.

Talebanët janë përpjekur të minimizojnë kërcënimin e paraqitur nga IS-K, duke u zotuar të eliminojnë grupin./REL

is-k kabul

Sondazh

Poll