Bota

Sulm me thikë në një qendër myslimane në Portugali, vriten dy gra besimtare

Miliona afganë kanë ikur nga dhuna dhe varfëria në vendin e tyre, duke rrezikuar shpesh jetën e tyre për të shkuar në Evropë.

28 Mars 2023, 20:11 Nga k.m.
Sulm me thikë në një qendër myslimane në Portugali,
Pamje nga Portugalia

LISBONË- Një burrë vrau dy gra dhe plagosi disa njerëz të tjerë në një qendër myslimane në Lisbonë. Përfaqësuesit e komunitetit lokal afgan dhe autoritetet portugeze e përshkruan burrin si një refugjat nga Afganistani.

Miliona afganë kanë ikur nga dhuna dhe varfëria në vendin e tyre, duke rrezikuar shpesh jetën e tyre për të shkuar në Evropë. I dyshuari, i paidentifikuar me emër, është një “djalosh i ri”, i cili mbërriti në Portugali përmes një programi të Bashkimit Evropian që transferon azilkërkuesit në vendet anëtare të BE, për të ndihmuar në lehtësimin e presionit mbi kombet mesdhetare si Greqia dhe Italia.

Kryeministri portugez António Costa tha se policia qëlloi të dyshuarin dhe u tha gazetarëve se sulmi ishte "një akt kriminal"./abc

portugali

Sondazh

Poll