Bota

Policia greke në aksion/ Goditet grupi i trafikut të kokainës, mes tyre 1 shqiptar, luante rolin e furnizuesit

Shqiptari furnizonte me kokainë grekun dhe ky i fundit i shpërndante me taksi te klientët në këtë zonë.

28 Mars 2023, 19:55 Nga a.l
Policia greke në aksion/ Goditet grupi i trafikut të kokainës,
Policia greke

GREQI- Një aksion policor është zhvilluar në Larisa të Greqisë për zbërthimin e dy rrjeteve të trafikut të drogës. Mediat vendase raportojnë se deri më tani në pranga janë vënë 3 persona. Më konkretisht të arrestuarit janë një 41-vjeçar rom për trafikimin e 660 gramë heroinë dhe dy të tjerë, një grek 48-vjeçar dhe një 32-vjeçar shqiptar i vjetër për trafik kokaine (650 gram). 

Për rastin e dytë janë shpallur në kërkim persona të tjerë. Ndërsa mësohet se shqiptari furnizonte me kokainë grekun dhe ky i fundit i shpërndante me taksi te klientët në këtë zonë.  Në cilësi të provës materiale janë sekuestruar mbi 640 gram kokainë, 4725 euro, 5 celularë etj. Për arsye hetimore, emri i të arrestuarve nuk është bërë ende publik, ndërsa pritet arrestime të tjera pas marrjes në pyetje të grupit. 

policia greke

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2023, 19:12 k.m.

Berlusconi shtrohet në spital

Silvio Berlusconi ITALI- Silvio Berlusconi, udhëheqësi i Forza Italia, u shtrua në spital të hënën më 27 mars në s...