Bota

HISTORIA prekëse/ Vajza e tij 13-vjeçare vizatoi kundër luftës në Ukrainë, babai humb kujdestarinë e saj dhe dënohet me burg

Ky rast është bërë simbol i represionit të pamëshirshëm të atyre që kundërshtojnë operacionin ushtarak të nisur 13 muaj më parë nga Rusia në Ukrainë.

28 Mars 2023, 19:31 Nga a.l
HISTORIA prekëse/ Vajza e tij 13-vjeçare vizatoi kundër
13-vjeçarja ruse që vizatoi kundër luftës në Ukrainë

RUSI- Alexei Moskalyov, i cili humbi kujdestarinë e vajzës së tij 13-vjeçare dhe u dënua me dy vjet burg për "shpifje" ndaj ushtrisë ruse, është larguar nga Rusia. Ky rast është bërë simbol i represionit të pamëshirshëm të atyre që kundërshtojnë operacionin ushtarak të nisur 13 muaj më parë nga Rusia në Ukrainë. Por sot mori një kthesë të re kur një gjykatë në qytetin Efremov, 300 kilometra në jug të Moskës, njoftoi se Moskalyov, i cili ishte në arrest shtëpiak që nga 1 marsi, ishte larguar nga vendi.

Vendimi u lexua në mungesë të të pandehurit, sepse ai është zhdukur dhe nuk është paraqitur në gjyq”, tha zëdhënësja e gjykatës Elena Mikhailovskaya.

Më herët, gjykata e shpalli Moskalyov, 54 vjeç, fajtor për shpifje ndaj forcave të armatosura ruse dhe e dënoi atë me dy vjet burg, dënim i rekomanduar nga prokurori. Sipas një zëdhënëseje të gjykatës, Moskalyov u arratis natën e së hënës në të martën. Avokati i tij, Vladimir Bilienko, tha se ai e kishte parë për herë të fundit të hënën.

Organizata joqeveritare Memorial denoncoi "represionin" ndaj Moskalyov dhe vajzës së tij, duke e konsideruar atë një "përpjekje për të frikësuar të gjithë ata që kundërshtojnë luftën". "Ne e konsiderojmë Moskalyov një të burgosur politik," shtoi organizata, e cila u shpërbë nga autoritetet gjyqësore ruse vitin e kaluar.

Ai u padit nga shkolla e fëmijës së tij. Çështja filloi kur Maria, vajza 13-vjeçare e Moskalyov, në një vizatim të saj në shkollë, kishte drejtuar raketa ndaj një gruaje dhe një fëmije që mbanin flamurin ukrainas. Në kuadër të ndjekjes penale të atyre që nuk janë dakord me luftën në Ukrainë, drejtori i shkollës ka thirrur menjëherë policinë.

Përshtatur nga Protothema.gr. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2023, 19:12 k.m.

Berlusconi shtrohet në spital

Silvio Berlusconi ITALI- Silvio Berlusconi, udhëheqësi i Forza Italia, u shtrua në spital të hënën më 27 mars në s...