Bota

NUK ndalen me kaq! Francezët vijojnë aksionin e protestave më 6 prill

Rreth 13,000 oficerë policie janë mobilizuar në disa zona të vendit ku sindikatat kanë bërë thirrje për të protestuar.

28 Mars 2023, 20:02 Nga a.l
NUK ndalen me kaq! Francezët vijojnë aksionin e protestave më 6
Pamje nga protesta në Francë

FRANCË- Sindikatat kanë vendosur 6 prillin si raundin tjetër të aksionit të protestave kundër reformës së pensioneve, shkruan CNN. 

Ndërkaq theksojmë se sot, Franca shënoi ditën e 10-të të protestave kombëtare. Rreth 13,000 oficerë policie janë mobilizuar në disa zona të vendit ku sindikatat kanë bërë thirrje për të protestuar. Këta të fundit i kanë bërë thirrje presidentit Emmanuel Macron të heqë dorë nga planet për të rritur moshën e pensionit ligjor në Francë nga 62 në 64. Protestuesit kanë bllokuar autostradat dhe kanë ndërprerë transportin publik, duke shkaktuar vonesë në vizitën shtetërore të mbretit Charles III në Francë fundjavën e kaluar.

Kjo revoltë kombëtare vjen si shkak i reformës së qeverisë për të ulur ngritur moshën e daljes në pension. Presidenti Emmanuel Macron detyroi legjislacionin të kalonte pa votim në dhomën e ulët të parlamentit duke përdorur një fuqi të veçantë kushtetuese.

 

proteste ne france

Sondazh

Poll