Bota

Reforma e pensioneve/ Policia: Rreth 93 mijë njerëz kanë protestuar sot në Francë

Pak më parë, një nga sindikatat kryesore të vendit kishte thënë se gati gjysmë milioni kishin marrë pjesë në prostestë.

28 Mars 2023, 19:24 Nga a.l
Reforma e pensioneve/ Policia: Rreth 93 mijë njerëz kanë
Pamje nga protesta në Francë

FRANCË- Autoritetet policore kanë njoftuar se rreth 93,000 njerëz kanë marrë pjesë në demonstratën e sotme në Paris.  Ata gjithashtu deklaruan se rreth 23 persona janë vë në në pranga gjatë protestave që nga ora 18:00. Pak më parë, një nga sindikatat kryesore të vendit kishte thënë se gati gjysmë milioni kishin marrë pjesë në prostestë. Megjithatë, shifrat e policisë dhe sindikatave janë shpesh në mospërputhje kur bëhet fjalë për protesta, shkruan CNN. 

Franca ka hyrë sot në ditën e 10-të të protestave kombëtare kundër reformës së pensioneve. Rreth 13,000 oficerë policie janë mobilizuar në disa zona të vendit ku sindikatat kanë bërë thirrje për të protestuar. Këta të fundit i kanë bërë thirrje presidentit Emmanuel Macron të heqë dorë nga planet për të rritur moshën e pensionit ligjor në Francë nga 62 në 64. Protestuesit kanë bllokuar autostradat dhe kanë ndërprerë transportin publik, duke shkaktuar vonesë në vizitën shtetërore të mbretit Charles III në Francë fundjavën e kaluar. Kjo revoltë kombëtare vjen si shkak i reformës së qeverisë për të ulur ngritur moshën e daljes në pension. Presidenti Emmanuel Macron detyroi legjislacionin të kalonte pa votim në dhomën e ulët të parlamentit duke përdorur një fuqi të veçantë kushtetuese.

proteste ne france

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2023, 19:12 k.m.

Berlusconi shtrohet në spital

Silvio Berlusconi ITALI- Silvio Berlusconi, udhëheqësi i Forza Italia, u shtrua në spital të hënën më 27 mars në s...