Politike

Çdo minutë po i 'firojnë' kandidatët, por Alibeaj s'tërhiqet. Dorëzon në KQZ edhe 6 lista për Këshilla. Tropoja REKORD, 70% e listës e "papunë"

Nga dokumenti që ka siguruar Dosja.al, bie në sy fakti që nuk ka emra të njohur për publikun e gjerë, përveçse qarqeve lokale. Por ajo që nuk ishte hasur deri më tani, në asnjë bashki të vendit, të paktën në këtë masë, është gjetur në Tropojë.

28 Mars 2023, 20:46 Nga k.m.
Çdo minutë po i 'firojnë' kandidatët, por
Foto ilustruese

TIRANË- Edhe pse kandidatët e tij po firojnë me çdo minutë që kalon, duket se Enkelejd Alibeaj nuk është dorëzuar por sërish ka dorëzuar lista të tjera për Këshillat Bashkiakë. Duke qenë së shumica e listave janë depozituar, "dora e fundit" u është dhënë Bashkive: Librazhd, Konispol, Belsh, Tropojë, Shijak dhe në Kavajë.

Çdo minutë po i 'firojnë' kandidatët, por

Nga dokumenti që ka siguruar Dosja.al, bie në sy fakti që nuk ka emra të njohur për publikun e gjerë, përveçse qarqeve lokale. Por ajo që nuk ishte hasur deri më tani, në asnjë bashki të vendit, të paktën në këtë masë, është gjetur në Tropojë. Nga gjithsej 23 vende në listë, 16 ishin të papunë.

Lista mban firmën e demokratit Azgan Haklaj, por nuk dihet se çfarë kriteresh ka përdorur për emrat e përzgjedhur.

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll