Politike

Agron Shehaj: Rama tregoi se i hap luftë kujtdo mediaje që nuk mbyll gojën

Duke u ndalur tek zgjedhjet e 14 majit, deputeti demokrat tha se qytetarët tashmë e kanë të qartë se kë duhet të mbështesin.

28 Mars 2023, 20:13 Nga I.A
Agron Shehaj: Rama tregoi se i hap luftë kujtdo mediaje që nuk mbyll
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti demokrat Agron Shehaj ka folur për akuzat se kryeministri Edi Rama po sulmon mediat në vend. I ftuar në rubrikën 'Opinion' në News24, Shehaj ka thekusuar se Rama po i hap luftë kujtdo që nuk hesht, ndërkohë që përmendi këtu konfiskimin te ‘Prestige Resort’.

“Mediat nuk janë një biznes i zakonshëm, por janë vitalë. Ishte një akt demonstrativ për ti thënë të gjithëve që askush nuk duhet të guxojë të thotë të vërtetën. Sepse tashmë Rama i hap luftë kujtdo që mbyll gojën”, tha Shehaj.

Duke u ndalur tek zgjedhjet e 14 majit, deputeti demokrat tha se qytetarët tashmë e kanë të qartë se kë duhet të mbështesin.

"Nuk jemi kurrë mjaftueshëm bindës. Ka shumë punë për të bërë. Grupimi i Alibeajt nuk ka ndihmuar, por mendoj se jemi në fazën ku u kuptua se ku është shumica. Ajo pakicë po bëhet gjithmonë më e vogël, është pjesë e rëndësishme, por unë jam i bindur që elektorati nuk ka për i mbështetur", tha ai. 

agron shehaj

Sondazh

Poll