Politike

Lefter Maliqi: Lagjet do të rindërtohen, transporti me 50% zbritje, për pensionistët do jetë falas

Po ashtu Maliqi shtoi se gjatë qeverisjes së tij në këtë bashki do të blihen 13 mjete pune, por do të ketë dhe dy mikrobusë të linjës Kozare-Lumas.

28 Mars 2023, 20:20 Nga I.A
Lefter Maliqi: Lagjet do të rindërtohen, transporti me 50% zbritje,
Lefter Maliqi

KUÇOVË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kuçovë Lefter Maliqi ka bërë disa zotime sot gjatë prezatimit të qytetarët e Kuçovës. Duke folur në gjatë takimit me qytetarët, ku i pranishëm ishte dhe kreu i PD-së Sali Berisha, Maliqi u shpreh se në vizitën e ardhme, ata do të përurojnë dy projekte të mëdha në këtë bashki, të cilat janë rrugën e Velagoshtit dhe urën e Bardhajt.

“Nëse unë kam qenë i korruptuar më ndëshkoni me votë. Unë kam pasur bashkëpunim të shkëlqyer. Jam këtu për t’ju premtuar ju dhe për t’i thënë Sali Berishës që ju do të vini kur të keni ditëlindjen do të inauguroni dy investime që unë kam qarë me lot rrugën e Velagoshtit dhe urën e Bardhajt. Dua të them që të gjitha lagjet do të kthehen në kantiere ndërtimi”, tha ai.

Po ashtu Maliqi shtoi se gjatë qeverisjes së tij në këtë bashki do të blihen 13 mjete pune, por do të ketë dhe dy mikrobusë të linjës Kozare-Lumas. Për këto Maliqi tha se qytetarët do të paguajnë vetëm 50% të biletës ndërkohë që për pensionistët do të jetë falas.

“Do të blihen 13 mjete që në muajin e parë, tre fadroma, tre kamionë, dy mikrobusë të linjës Kozare Lumas me 50% kosto dhe për pensionistët falas. Lefter Maliqi çfarë thotë e bën realitet. Do të qërojmë. Do i hedhim në kosh tenderat korruptivë të pastrimit të qytetit dhe do bëjmë atë që duhet. Të gjitha rrugët dhe urat në fshatra do bëhen të gjitha. Meriton Kuçova këtë gjendje ku është?! A nuk meriton Kuçova një muze historik. Nuk meriton një qendër kulture? A meriton një treg si Kandahar? Kini besim të patundur që do i bëj të gjitha që vitin e parë. Nuk ka asgjë që më ndal për të punuar për publikun. E keni parë në komunën që ishin afër shumë mirë që njerëzit nga gëzimi thernin dashin te këmbët se i ktheva në vepra. I dyfishova në vepra. Do të suvatohen të gjitha pallatet që janë bërë si gërmadha, do të luhen të gjitha. Të gjitha rrugët e lagjeve brenda dy viteve do të asfaltohen. Qendra e kulturës do të bëhet, tregu do të bëhet modern, ura e Bardhajt, shumë rrugë do të bëhen shumë shpejt”, tha Maliqi.

lefter maliqi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll