Politike

Ilir Meta vendos OBJEKTIVA për Bardh Spahinë dhe Këlliçin: S'dua të shoh 2 gishta lart, fitojmë 5-0!

Rezultatin më të thellë, kreu i Partisë së Lirisë e kërkoi nga Bashkia e Shkodrës dhe Tiranë, ku sipas tij diferenca duhet të jetë 5-0.

28 Mars 2023, 18:48 Nga k.m.
Ilir Meta vendos OBJEKTIVA për Bardh Spahinë dhe Këlliçin:
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli ditën e sotme për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit. Në fjalën e tij, Meta renditi disa nga premtimet e kandidatëve të primareve në disa nga bashkitë më të mëdha në vend, duke u ndalur më së shumti tek Tirana. Por rezultatin më të thellë, kreu i Partisë së Lirisë e kërkoi nga Bashkia e Shkodrës dhe Tiranë, ku sipas tij diferenca duhet të jetë 5-0.

“Jam i bindur që koalicioni jonë do të votohet në mënyrën më bindëse në të gjithë vendin. Belind Këlliçin në Tiranë, një djalë i ri, një frymë e re, Nuk është një mashtrues, nuk është fasadë, Igli Cara në Durrës. Kishte paralajmëruar për rrezikun nga ndërtimet në Durrës. Pas 23 vitesh Durrësi do të ndryshojë dhe do ta hedhë në det planin e betonit. Luçiano Boçi do i japë mundësinë Elbasanit të drejtohet nga njerëzit e dijes.

Të mos komandohet më bashkia e Elbasanit nga të fortët e Rilindjes. Bardh Spahia do të vijojë me 2/3 e votave, e ka Shkodra lidershipin kundër monizmit. E ka kaq të fortë sa zoti e shpëtoi nga Rilindja. Nuk e la në duart e Rilindjes. Bashkë do të fitojmë kudo, nuk dua të shikoj 2 gishta në qarkun e Tiranës dhe të Shkodrës. 5-0 qarku i Shkodrës dhe ai i Tiranës. Hedhin asfalt elektoral edhe në shi, jo vetëm për t'u hedhur hi syve njerëzve por edhe për të justifikuar vjedhjet e fundit. Nuk patën kohë këta që të bënin,"-tha Ilir Meta.

E po ashtu, ironizoi edhe kandidatët e shkuar të socialistë për drejtimin e Bashkive të vendit.  Ai u shpreh se sot regjimi përgjon qytetarët në rrjetet sociale dhe jetën e tyre private ndërsa shtoi se për të marrë post drejtues në administratën e tyre duhet të kesh burg dhe të kesh ndërruar disa emra, duke iu referuar kryebashkiakëve që ishin dënuar me burg jashtë vendit. 

“Në 14 Maj ndryshim i madh vazhdon. Do të bjerë gjithë piramida si sheqeri në ujë. Populli i Shqipërisë do ta ndëshkojë në mënyrën më të merituar arrogancën dhe do i tregojë përfaqësuesve të regjimit mjafitist që i hun qytetarëve edhe në rrjetet sociale, edhe në jetën private. Në të gjitha qeveritë e pas viteve 90 qeveria ka pasur një nivel shumë më të lartë të lirisë së individit.

Shteti dhe pushteti nuk i ka përgjuar individët. Sot po lirohen kriminelët duke i dhënë pushtet për qëllime elektorale. Në Mirditë kreu i degës së PS dha dorëheqjen sepse nuk i pyesin për kandidatët. Duhet të kesh burg, duket të kesh pasur tre emra që të merresh në konsideratë dhe të jesh drejtor në administratën e tyre,”-shtoi Meta ndër të tjera në fjalën e tij. 

ilir meta

Sondazh

Poll