Politike

Belind Këlliçi flet për transportin publik FALAS, Veliajn nuk e lë "mola", e ndjek LIVE

Këlliçi po fliste për planet e tij për Tiranën, ndërkohë që Veliaj e vëzhgonte. 

28 Mars 2023, 20:02 Nga k.m.
Belind Këlliçi flet për transportin publik FALAS, Veliajn nuk
Belind Këlliçi dhe Erion Veliaj

TIRANË- Fushata e kandidatit të koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka kuriozuar shumë edhe kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj. Edhe pse ky i fundit është shprehur i bindur se do të fitojë bindshëm për Tiranën, sërish nuk ngurron që të studiojë me kujdes kundërshtarin.

Gjatë një intervistë të bërë për emisionin "Newsline", Këlliçi po fliste për planet e tij për Tiranën, ndërkohë që Veliaj e vëzhgonte. 

Belind Këlliçi flet për transportin publik FALAS, Veliajn nuk

Siç edhe shihet në këtë foto që sjell Syri.net, Veliaj është 'kapur' duke ndjekur intervistën e kandidatit të opozitës. Në intervistë, Këlliçi foli lidhur me premtimin e tij për transport publik falas e tha se ky është një premtim real dhe se i ka bërë të gjitha llogaritë për këtë, duke dalë në përfundimin se realizimi i këtij premtimi do t’i kushtojë Bashkisë së Tiranës vetëm 6.8% të buxhetit.

belind kellici erion veliaj

Sondazh

Poll