Politike

Kryesia e PD-së pa kandidat edhe në bashkinë Vorë

Lajmin e ka bërë me dije vetë zyra e shtypit të Partisë Demokratike, e cila shprehet se vlerëson gatishmërinë e Ibrahim Brukas për të marrë përsipër përgjegjësinë e kandidimit.

28 Mars 2023, 18:53 Nga k.m.

Kryesia e PD-së pa kandidat edhe në bashkinë Vorë

VORË- Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë ka vendosur të mos ketë kandidat për zgjedhjet lokale në bashkinë Vorë. Lajmin e ka bërë me dije vetë zyra e shtypit të Partisë Demokratike, e cila shprehet se vlerëson gatishmërinë e Ibrahim Brukas për të marrë përsipër përgjegjësinë e kandidimit.

"Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë ka vendosur të mos ketë kandidat për Bashkinë Vorë. Kryesia vlerësoi gadishmërinë dhe figurën e Dr. Ibrahim Bruka për të marrë përsipër përgjegjësinë e kandidimit,"-shkruhet në njoftim. 

Lista me kandidatët e dorëzuar: 

1. Tiranë-Roland Bejko
2. Mallakastër- Agron Kapllanaj
3. Lezhë - Sandër Marku (Tërhequr)
4. Patos- Pranvera Rizai
5. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
6. Korçë-Gjergji Gjata
7. Poliçan - Florian Qamo
8. Kuçovë - Ilirjan Koxhaj
9. Kamëz - Bilbil Bajraktari
10. Krujë - Sabah Sheta
11. Dibër - Naim Gazidede
12. Dimal- Dritan Sula
13. Librazhd -Bujar Vreto  (Tërhequr)
14. Vorë- Ibrahim Bruka  (I padisponueshëm)
15. Sarandë- Skënder Muço
16. Mirditë-Mark Ruçi
17. Kurbin- Genc Doçi (Tërhequr)
18. Vau i Dejës- Klomentina Drini

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll