Politike

Sulmi ndaj Top Channel, Lleshaj: Shteti duhet të jetë në ofensivë për të sulmuar, bashkë me topin janë goditur dhe media të tjera

Lleshaj u shpreh se policia duhetq ë të ketë një qasje proaktive dhe ofensive, pasi në këtë mënyrë bllokohen krime dhe ngjarje kriminale. 

28 Mars 2023, 19:06 Nga I.A
Sulmi ndaj Top Channel, Lleshaj: Shteti duhet të jetë në
Sander Lleshaj

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se agresorët dhe grupet kriminale në Shqipëri demotivohen kur shohin që ligji zbatohet dhe sulme të tilla si ai kundër Top Channel zbardhen. I fruar në emisionin 'Zona Zero' në Top News, Lleshaj u shpreh se policia duhetq ë të ketë një qasje proaktive dhe ofensive, pasi në këtë mënyrë bllokohen krime dhe ngjarje kriminale. 

"Për krimin duhet të jenë gjithmonë në ofensivë, nuk mund të beri shteti në defens. Krimi as nuk mund që të sulmojnë një godinë, jo me një media, që është pushteti i katërt. Në Shqipëri nuk ka krime për arsye të ndryshme, por ka për krime ekonomike. Duhet një qasje proaktive, ligji të krijojë një situatë ofensive. Policia nuk duhet që të qëndrojë në llogore për mbrojtje, por të jenë në ofensivë. Bashkë me Topin janë goditur edhe mediat e tjera," tha Lleshaj.

Si ndodhi sulmi?

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al

sander lleshaj vritet roja i top channel sulmi me arme te topi

Sondazh

Poll