Politike

Këlliçi: Shumica e kandidatëve për Këshillin Bashkiak janë të PD, s'kam asnjë interes te kandidimi i Bejkos

Këlliçi u shpreh se lista kryesohet nga mjeku Ilir Alimehmeti dhe vijon me ekonomisë, juristë dhe ekspertë të ndryshëm.

28 Mars 2023, 18:28 Nga I.A
Këlliçi: Shumica e kandidatëve për Këshillin Bashkiak
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka deklaruar se një pjesë e madhe e emrave për kandidatë për këshillin bashkiak janë të Partisë Demokratike. I ftuar në Abc News, Këlliçi u shpreh se lista kryesohet nga mjeku Ilir Alimehmeti dhe vijon me ekonomisë, juristë dhe ekspertë të ndryshëm.

“Sa i përket Këshillit Bashkiak, lista e paraqitur sot nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka qenë një listë shumë përfaqësuese, që kryesohet nga Ilir Alimehmeti, dhe që vijon me ekonomistë, juristë, ekspertë, politologë etj. Shumica e kandidatëve, mbi 55%, janë të Partisë Demokratike. Pa diskutim. Kjo që ju them unë është e padiskutueshme”, tha ai.

I pyetur për kandidatin e Enkelejd Alibeajt, Roland Bejko, Këlliçi u shpreh se nuk ka asnjë interes në kandidimin e tij dhe se është i fokusuar te qytetarët e Tiranës. Duke thënë këtë, Këlliçi shtoi se po punon për të krijuar mundësi që të rinjtë të mos ikin nga vendi.

Asnjë interes, jam 100% i fokusuar te qytetarët e Tiranës. Jam duke parë, duke menduar për mundësitë, që çiftet e reja të blejnë një apartament, dhe që mos të ikin. Me kredi të buta dhe me një fond përkatës. Mendoj që prioritet, për një administrator qyteti, është të mbajë të rinjtë këtu”, tha Këlliçi.

Belind Këlliçi është kandidatura e përbashkët e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës. Ai garon përballë Erion Veliajt, Arlind Qorit dhe Roland Bejkos në garën e 14 majit, ku shqiptarët do të zgjedhin drejtuesit vendorë për 4 vitet e ardhshme.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 belind kellici

Sondazh

Poll