Bota

'Nëse ndërhyni...'/ Aleati i Putin paralajmëron sërish: Putin është gati t'iu shkatërrojë me armët bërthamore

Duke injoruar faktin se Putini urdhëroi një pushtim brutal të Ukrainës sovrane vitin e kaluar, ndërkohë që kërcënonte shpesh një luftë botërore në shkallë të gjerë, Patrushev pretendoi se Rusia është e duruar dhe nuk po frikëson askënd me epërsinë e saj ushtarake.

28 Mars 2023, 18:40 Nga a.l
'Nëse ndërhyni...'/ Aleati i Putin paralajmëron
Nikolai Patrushev

RUSI- Aleati i presidentit rus, Nikolai Patrushev ka paralajmëruar sërish se Putin është gati të shkatërrojë Perëndimin me armë bërthamore hipersonike nëse ai përpiqet të mposhtë dhe copëtojë Rusinë. 

"Disa njerëz në Perëndim tashmë po flasin për hakmarrje që do të çonte në një fitore ushtarake mbi Rusinë," tha ai.

Duke injoruar faktin se Putini urdhëroi një pushtim brutal të Ukrainës sovrane vitin e kaluar, ndërkohë që kërcënonte shpesh një luftë botërore në shkallë të gjerë, Patrushev pretendoi se Rusia është e duruar dhe nuk po frikëson askënd me epërsinë e saj ushtarake, shkruan DailyMail. 

"Megjithatë, ajo posedon armatime unike moderne të afta për të shkatërruar çdo kundërshtar duke përfshirë SHBA-në në rast të një kërcënimi për ekzistencën e saj", tha ai. 

Në një fjalim televiziv të shtunën, presidenti Vladimir Putin njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, e cila është aleati fqinj i Rusisë.  Armët që Putin planifikon të transferojë në Bjellorusi nuk janë raketa balistike ndërkontinentale, por armë bërthamore më të vogla, më taktike për përdorim në fushën e betejës.

nikolai patrushev

Sondazh

Poll