Bota

S'kanë fund telashet për Vali Corleone! Një muaj në paraburgim, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas së tij: Kishte konsumuar drogë

Sipas Gjykatës, personazhi i njohur i rrjeteve sociale dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj bashkëshortes së tij, e identifikuar me inicialet A. C..

28 Mars 2023, 18:42 Nga k.m.
S'kanë fund telashet për Vali Corleone! Një muaj në
Vali Corleone

GJILAN- Vali Corleone (Valdrin Sylejmani) është sërish në telashe dhe ka përfunduar në burg. Gjykata Themelore në Gjilan njoftoi sot se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij. Sipas Gjykatës, personazhi i njohur i rrjeteve sociale dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj bashkëshortes së tij, e identifikuar me inicialet A. C..

"Nën ndikimin e substancave narkotike, e humb kontrollin dhe të dëmtuarën e godet me shuplakë, gjithashtu vazhdimisht i bërtet me tonë të lartë të zërit, ku tek e dëmtuara shkakton trauma dhe ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, duke shkaktuar frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim permanent emocional,"-shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga Gjykata. 

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit P. C. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri gjatë muajit mars, në kohë të papërcaktuar, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, A. C., ashtu që nën ndikimin e substancave narkotike, e humb kontrollin dhe të dëmtuarën e godet me shuplakë, gjithashtu vazhdimisht i bërtet me tonë të lartë të zërit, ku tek e dëmtuara shkakton trauma dhe ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, duke shkaktuar frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim permanent emocional.

Më këtë veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri mund të përsërit veprën penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

vali corleone

Sondazh

Poll