Bota

'M'a goditën kokën në tokë'/ Përshkallëzohet protesta në Paris, qytetarja rrëfen përplasjen me POLICINË: Më kërcënuan dhe më vunë prangat

Ajo gjithashtu ka treguar se një nga protestuesit e tjerë ishte me ngjyrë dhe ndaj tij policët kanë bërë shaka raciste dhe seksiste. 

28 Mars 2023, 18:09 Nga a.l
'M'a goditën kokën në tokë'/
Protestuesja në Francë

FRANCË- Një 22-vjeçare e identifikuar Salome e cila ndodhet mes protestuesëve në Francë kundër reformës së pensioneve ka treguar disa episode të dhunës nga policia para se të përfundonte në pranga. Ajo ka treguar se policia e ka shkelmuar dhe më pas e ka kërcënuar duke e ulur në tokë me disa persona të tjerë të cilëve u ishin vënë pranga, shkruan CNN.

“Më kanë shkelur dhe kam goditur kokën në tokë. Më vunë në pranga pa asnjë arsye. Më pas më sollën me njerëz të tjerë të ulur në radhë, gjysmën e tyre gjithashtu të prangosur, dhe ata [policia] filluan të na kërcënojnë dhe të na frikësojnë”, thotë Salome.

Ajo gjithashtu ka treguar se një nga protestuesit e tjerë ishte me ngjyrë dhe ndaj tij policët kanë bërë shaka raciste dhe seksiste. 

"Unë isha plotësisht i qetë dhe ata nuk ishin arsye për të na arrestuar", tregoi ajo. 

E reja shprehet se dëshiron që të rinj të tjerë si ajo të mblidhen dhe t'i dërgojnë një sinjal presidentit Macron se nuk do të frikësohen nga policia.

protesta ne france

Sondazh

Poll