Bota

Rusia zbarkoi armët bërthamore/ Bjellorusia: E gjitha ndodhi për shkak të presionit nga Perëndimi

Bellorusia akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për presion me qëllim ndryshimin e drejtimit të saj politik dhe gjeopolitik. 

28 Mars 2023, 18:31 Nga a.l
Rusia zbarkoi armët bërthamore/ Bjellorusia: E gjitha ndodhi për
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin

BJELLORUSI- Bjellorusia ka deklaruar se ishte e detyruar të presë armët bërthamore ruse për shkak të presionit të paprecedentë nga vendet e NATO-s dhe Perëndimi. Siç raportojnë mediat e huaja, Bellorusia akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për presion me qëllim ndryshimin e drejtimit të saj politik dhe gjeopolitik. 

"Gjatë dy viteve e gjysmë të fundit, Republika e Bjellorusisë i është nënshtruar një presioni të paprecedentë politik, ekonomik dhe informativ nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj të NATO-s, si dhe nga vendet anëtare të BE-së. Duke pasur parasysh këto rrethana dhe shqetësimet dhe rreziqet legjitime në sferën e sigurisë kombëtare që rrjedhin prej tyre, Bjellorusia është e detyruar të përgjigjet duke forcuar aftësitë e veta të sigurisë dhe mbrojtjes", tha ministria e Jashtme e Bjellorusisë. 

Në një fjalim televiziv të shtunën, presidenti Vladimir Putin njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, e cila është aleati fqinj i Rusisë.  Armët që Putin planifikon të transferojë në Bjellorusi nuk janë raketa balistike ndërkontinentale, por armë bërthamore më të vogla, më taktike për përdorim në fushën e betejës.



lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll