Bota

Protestat në Paris, policia vë në pranga 22 persona

 Policia e Parisit ka njoftuar se rreth 22 persona janë arrestuar gjatë demonstratave në kryeqytetin francez të organizuara nga sindikatat ditën e sotme. 

28 Mars 2023, 18:03 Nga a.l
Protestat në Paris, policia vë në pranga 22 persona
Protesta në Francë

FRANCË- Policia e Parisit ka njoftuar se rreth 22 persona janë arrestuar gjatë demonstratave në kryeqytetin francez të organizuara nga sindikatat ditën e sotme. 

Franca ka hyrë sot në ditën e 10-të të protestave kombëtare kundër reformës së pensioneve. Rreth 13,000 oficerë policie janë mobilizuar në disa zona të vendit ku sindikatat kanë bërë thirrje për të protestuar. Këta të fundit i kanë bërë thirrje presidentit Emmanuel Macron të heqë dorë nga planet për të rritur moshën e pensionit ligjor në Francë nga 62 në 64. Protestuesit kanë bllokuar autostradat dhe kanë ndërprerë transportin publik, duke shkaktuar vonesë në vizitën shtetërore të mbretit Charles III në Francë fundjavën e kaluar. Kjo revoltë kombëtare vjen si shkak i reformës së qeverisë për të ulur ngritur moshën e daljes në pension. Presidenti Emmanuel Macron detyroi legjislacionin të kalonte pa votim në dhomën e ulët të parlamentit duke përdorur një fuqi të veçantë kushtetuese.

 

proteste ne france

Sondazh

Poll