Bota

Policia greke çmonton rrjetin terrorist që kishte përgatitur sulme në Greqi, në pranga 2 pakistanezë! Urdhrat i merrnin nga 'truri' jashtë shtetit

Në kuadër të këtij aksioni, në pranga ranë dy pakistanzezë, 29 dhe 27 vjeç si bashkëpunëtorë të drejtuesit të një grupi terrorist që vepronte jashtë vendit si ‘truri’ i rrjetit.

28 Mars 2023, 17:37 Nga k.m.
Policia greke çmonton rrjetin terrorist që kishte përgatitur
Foto ilustruese

ATHINË- Policia greke dhe Shërbimi Informativ Kombëtar (NIS) kanë çmontuar një rrjet terrorist që, me udhëzime nga jashtë, po planifikonte sulme kundër objektivave me rëndësi të veçantë në territorin grek. Në kuadër të këtij aksioni, në pranga ranë dy pakistanzezë, 29 dhe 27 vjeç si bashkëpunëtorë të drejtuesit të një grupi terrorist që vepronte jashtë vendit si ‘truri’ i rrjetit.

Sipas Protothema, synimi i tyre ishte jo vetëm të dëmtonin qytetarët e pafajshëm por edhe të cënonin sigurinë në vend, duke dëmtuar institucionet shtetërore të Greqisë dhe marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare me vendet e tjera. Po ashtu, ata kishin përzgjedhur edhe ndërtesat ku planifikonin të kryenin sulme terroriste. Objektivi i parë për të cilin procesi thuajse kishte përfunduar dhe plani kishte hyrë në faën përfundimtare, ishte një restorant hebre në Psirri, i cili funksiononte edhe si sinagog. Objektin do e sulmonin kur të kishte më shumë se 50 njerëz. Me fjalë të tjera, qëllimi ishte një gjakderdhje masive me viktima të civilëve të pafajshëm. Për çdo person të vdekur, dy autorët pakistanezë do të merrnin 15,000 euro nga organizatori pakistanez i rrjetit terrorist.

Policia greke çmonton rrjetin terrorist që kishte përgatitur

Për arrestimin e tyre reagoi edhe ministri grek i Mbrojtjes, Takis Theodorikakos i cili e cilësoi operacionionin si shumë të rëndësishëm dhe tha që siguria kombëtare është prioritet në Greqi. Sipas tij, nga analiza e informacionit të sekuestruar dhe të dhënave dixhitale, u zbulua dhe konfirmua se anëtarët e rrjetit:

- ata kishin zgjedhur tashmë një ndërtesë me rëndësi të veçantë si objektiv të sulmit,
- ata kishin vëzhguar zonën dhe kishin planifikuar sulmin,
- ata kishin marrë udhëzimet përfundimtare për kryerjen e sulmit,
- Në zbatim të këtyre udhëzimeve, ata kërkonin edhe persona të tjerë për kryerjen sa më të mirë të misionit të tyre.

Ndaj tyre është hapur një dosje penale, por hetimet vazhdojnë.

greqi

Sondazh

Poll