Bota

Petkoviç i bën presion Kurtit: Asociacioni të themelohet tani

Në një paraqitje të ftuar në TV Happy, ai ka deklaruar se është ushtruar presion ndaj Prishtinës për të formuar atë që ka refuzuar me vite.

28 Mars 2023, 17:33 Nga I.A
Petkoviç i bën presion Kurtit: Asociacioni të themelohet tani
Petar Petkoviç

SERBI- Drejtori i të Ashtuquajturës Zyrë për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviç, theksoi se situata e nxehtë politike në Kosovë është treguesi më i mirë se sa shumë luftoi Serbia në Ohër. Në një paraqitje të ftuar në TV Happy, ai ka deklaruar se është ushtruar presion ndaj Kosovës për të formuar atë që ka refuzuar me vite.

“Në Prishtinë nuk mund të pajtohen me faktin se do të formohet Asosacioni. Kur shikoni se sa dhunshëm po sillen në Prishtinë, gjithë kjo është një tregues se jemi në rrugën e duhur kur është fjala për marrëdhëniet tona me Kosovën e Metohinë, për të ruajtur popullin tonë”, tha Petkoviç.

Ai shtoi se duhet aftësi politike, aftësi dhe guxim për të thënë atë që nuk është e pranueshme për popullin serb, dhe nga ana tjetër për të qëndruar në rrugën evropiane.

“Duhet të tregohemi të urtë dhe të mbrojmë interesat tona kombëtare. Kur arrin të pajtohesh për BKS-në me të gjitha kompetencat, dhe nuk e shkel Kushtetutën e Serbisë, duhet aftësi dhe guxim të thuash: këto janë vijat tona të kuqe. Ne u kujdesem për çdo fjalë në propozimin evropian. Vuçiç tha qartë se ne jemi shtet sovran dhe se ne nuk do ta njohim as de fakto dhe as de jure pavarësinë e Kosovës e Metohisë dhe nuk do ta pranojmë anëtarësimin në OKB”, ka vlerësuar Petkoviç.

Ai ka shtuar se opozita në Serbi po bën njësoj si opozita në Prishtinë.

“Kanë thënë se BKS nuk do të thotë asgjë, pyesni njerëzit tanë në Kosovë e Metohi se çfarë do të thotë BKS për ta. Vetë fakti që në Prishtinë po reagojnë kështu tregon rëndësinë e BKS-së. Opozita nuk ka politikë, ata dinë vetëm të sulmojnë presidentin Vuçiç. Ashtu si luftoi Vuçiq në Ohër nuk mund ta bënte askush. Bëhet fjalë për mungesën e përgjegjësisë së tyre. Kur panë që asgjë nuk ishte nënshkruar thanë se nënshkrimi nuk ishte i rëndësishëm. Sigurisht që është e rëndësishme, prandaj nuk ramë dakord të nënshkruajmë asgjë”, tha Petkoviç.

Ai theksoi se ka gjëra nga viti 2011 që Serbia duhet dhe dëshiron t'i zbatojë.

“Brenda natës, Tadiç e zëvendësoi rezolutën parlamentare me tekstin e BE-së dhe kështu e zhvendosi mbrojtjen e Kosovës e Metohisë nga OKB-ja në zonën e BE-së, ku shumica në atë kohë e njohu pavarësinë. Ne u përpoqëm të nxjerrim më të mirën nga ato marrëveshje, ndonëse ishin të këqij. I njohën targat dhe gjithçka tjetër, prandaj njerëzit tanë në Kosovë e Metohi tani kanë probleme”, theksoi Petkoviç.

Ai tha se Vuçiç me politikat e tij arriti të tërheqë njohjet nga 27 vende.

"Ne jemi duke investuar shumë më tepër në Kosovë e Metohi sesa është investuar më parë. Për këtë flet edhe rritja e kompensimit të përkohshëm monetar", tha Petkoviç.

Ai shtoi se serbët e kanë thënë qartë se do të kthehen në institucionet e Kosovës kur të formohet Asosacioni.

Për dhjetë vjet serbët në Kosovë e Metohi kanë pritur formimin e BKS-së, sepse është një mekanizëm që siguron të drejtat e serbëve në Kosovë e Metohi. Që nga ardhja e Albin Kurtit janë regjistruar 306 sulme ndaj serbëve, pa folur për dhunën institucionale, për arrestimet, ndërsa Kurtaj, i cili qëlloi fëmijët serbë lirohet në arrest shtëpiak, dhe dënohet Ivan Todosijeviç. Po përpiqen të provokojnë serbët në çdo mënyrë, sepse Kurti nuk dëshiron të zbatojë atë që është dakorduar“, tha Petkoviç.

petar petkoviç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll