Bota

Abazoviç u tregua mikpritës për takimin e radhës Kurti-Vuçiç, BE: Selia e dialogut është Brukseli

Stano ka thënë se është i kënaqur që dialogut është bërë popullor në rajon, megjithatë ka shtuar se selia e dialogut është ende në Bruksel.

28 Mars 2023, 18:18 Nga I.A
Abazoviç u tregua mikpritës për takimin e radhës
Peter Stano

BRUKSEL- Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano është pyetur sot lidhur me ofertën e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç që takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë të mbahet në Mal të Zi. Stano ka thënë se është i kënaqur që dialogut është bërë popullor në rajon, megjithatë ka shtuar se selia e dialogut është ende në Bruksel.

“Ne jemi të kënaqur që shohim se dialogu po bëhet popullor në rajon dhe se gjithnjë e më shumë vende po ofrojnë mundësinë për ta pritur atë, por ne po ecim hap pas hapi, selia e dialogut është në Bruksel”, ka thënë Stano.

Pas rezultateve që u panë nga takimi i i dy liderëve në Ohër, kreu i qeverisë malazeze Dritan Abazoviç u shpreh i gatshëm që takimi i radhës të mbahej në Bruksel. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç herën e fundit janë takuar në Ohër ku edhe kanë arritur një marrëveshje bazuar në planin franko-gjerman.

peter stano dritan abazoviç

Sondazh

Poll