Sport

VIDEO / Portierin serb e shajnë nga gruaja në Mal të Zi... plas sherri!

Në stadiumin e mbushur plot në Podgoricë u pa një atmosferë fantastike, një tifozeri e vërtetë, por nuk mund të bëhej pa skena të shëmtuara.

28 Mars 2023, 13:14 Nga DOSJA
VIDEO / Portierin serb e shajnë nga gruaja në Mal të Zi... plas

MALI I ZI- Portieri i kombëtares së Serbisë, Predrag Rajkoviç, ka pasur një përleshje të ashpër verbale me tifozët e Malit të Zi.

Serbia ka mposhtur mbrëmë Malin e Zi (2:0) në javën e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në një ndeshje të pakëndshme jashtë fushe në Podgoricë .

Fatkeqësisht, një incident i ndodhur gjatë nxehjes hodhi një hije të madhe në spektaklin e futbollit “Podgorica”.

Në stadiumin e mbushur plot në Podgoricë u pa një atmosferë fantastike, një tifozeri e vërtetë, por nuk mund të bëhej pa skena të shëmtuara.

Krejtësisht të panevojshme, tifozët e Malit të Zi provokuan në mënyrë të turpshme portierin rezervë të përfaqësueses serbe Predrag Rajkoviç, teksa po ngrohej pranë vijës së lojës.

Rajkoviç nuk e duroi dot fyerjen e paturpshme të bashkëshortes së tij Ana Rajkoviç, kështu që për momentin e humbi plotësisht mendjen.

Ai ka rënë pre e provokimeve dhe ka hyrë në një përleshje të ashpër verbale me provokatorët. 

Në fund, edhe pse e ka ndjekur të gjithë ndeshjen nga stoli, mbeti në qendër të vëmendjes dhe është bërë kryefjala në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Mars 2023, 12:51

Conte del nga heshtja pas largimit!...

ITALI - Nuk kishte më asnjë hije dyshimi. Pas fjalëve të Antonio Contes kundër drejtuesve të tij, pas barazimit shumë ...