Politike

Fleckenstein: Shqipëria i ka bërë ‘detyrat e shtëpisë’, meriton hapjen e negociatave

28 Shkurt 2019, 15:41 Nga DOSJA
Fleckenstein: Shqipëria i ka bërë ‘detyrat e

TIRANË- Në konferencën zyrtare për shtyp të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian në Tiranë, mision i planifikuar prej kohësh dhe i organizuar për të vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria përpara Këshillit të qershorit, Knut Fleckenstein, anëtar i Parlamentit Evropian (PE), zëdhënës i Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) për punët e jashtme, si dhe raportues i PE-së për Shqipërinë, deklaroi: “Të gjithë po presim vendimin e Këshillit Evropian të 19 qershorit nëse do të hapen negociatat me Shqipërinë. Parlamenti Evropian mori me një shumicë shumë të madhe ndërpartiake një qëndrim shumë të qartë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë. Misioni ynë – për të parë nëse reformat e nevojshme, veçanërisht në fushën e gjyqësorit dhe procesit të vetingut, po vazhdojnë – është konfimuar dhe unë nuk kam dyshim se parlamenti dhe qeveria shqiptare do të vazhdojnë në rrugën e reformës. Ne nuk shohim ndonjë arsye për shtyrjen e mëtejshme të vendimit, pasi kushtet e vëna janë përmbushur”.

Duke komentuar braktisjen e mandateve së fundmi nga deputetët e opozitës në parlamentin shqiptar, Knut Fleckenstein shtoi: “Më vjen shumë keq për vendimin e opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre parlamentare. Bojkotimi i Parlamentit nuk është aspak një rrugëdalje nga problemet politike dhe është kundër parimeve demokratike. Parlamenti është forumi ku duhet të trajtohen mosmarrëveshjet politike.
Unë bëj thirrje për përgjegjësi politike nga të gjithë parlamentarët për të përmbushur detyrat e tyre dhe për të rifilluar punën parlamentare në interes të vendit dhe perspektivës së integrimit të tij në BE, jo me zgjedhjet e ardhshme në mendje. Shqipëria duhet të përqendrohet te reformat, jo te grindjet politike. Demonstratat janë një tipar thelbësor i jetës demokratike. Megjithatë, unë i dënoj me forcë rastet e dhunës që kemi përjetuar këtë javë dhe u bëj thirrje udhëheqësve politikë të opozitës që të garantojnë protesta paqësore, në përputhje me shtetin e së drejtës”.

Deklarata e Fleckenstein u bë ditën e sotme gjatë një konference që delegacioni i PE-së zhvilloi sot në Tiranë, ku nuk mungoi edhe qëndrimi i ashpër për opozitën. (Lexo ketu).

(F.g/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i pe ne tirane hapja e negociatave knut fleckenstein shqiperi-be delegacioni i pe ne tirane hapja e negociatave knut fleckenstein shqiperi-be

Sondazh

Poll