Aktualitet

Kultivonin kanabis në fshatrat e Beratit, arrestohen 5 persona, mes tyre inspektori i Policisë (EMRAT) së Mallakastrës

25 Shtator 2019, 10:05 Nga DOSJA
Kultivonin kanabis në fshatrat e Beratit, arrestohen 5 persona, mes tyre

BERAT– Pesë persona janë arrestuar gjatë operacionit “Gjerbës”, pasi akuzohen se kanë kultivuar bimë narkotike në disa fshatra të Beratit. 

Policia nuk i ka publikuar emrat e personave të arrestuar, por Dosja.al ka mësuar se ata janë: Ardjan Saliaj, Gentjan Xhaferraj, Lorenc Xhanaj, Petrit Rakipi dhe Luftar Xhaferraj, i cili mbante detyrën e inspektorit të Policisë në Mallakastër.

Për të arrestuarit, Gjykata e rrethit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa bimët e gjetura janë asgjësuar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Berat

Finalizohet operacioni i koduar “Gjerbës”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike

Operacioni nga Komisariati i Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Ndalohen 5 shtetas për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe pas një hetimi dymujor të bërë nga ana e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe SHÇBA-në, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, u finalizua operacioni “Gjerbës”, si rezultat i të cilit u kapën dhe ndaluan 5 persona, konkretisht:

P. R., 53 vjeç, banues në Berat;
G. Xh, 34 vjeç, banues në Mallakastër;
A. S., 44 vjeç, banues në Mallakastër;
L. Xh., 31 vjeç, banues në Mallakastër;
L. Xh., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Komisariatin e Policisë Mallakastër.

Për këta shtetas gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Osmënzezë, Berat, në Gjerbës dhe Selitë, Mallakastër, bimë të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar më parë nga Policia, gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, në bashkëpunim” ndërsa për punonjësin e Policisë për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardjan saliaj berat gentjan xhaferraj kultivimi i kanabisit lorenc xhanaj luftar xhaferraj operacioni gjerba petrit rakipi ardjan saliaj berat gentjan xhaferraj kultivimi i kanabisit lorenc xhanaj luftar xhaferraj operacioni gjerba petrit rakipi

Sondazh

Poll