Bota

Po planifikonin sulm terrorist, arrestohen 8 persona në Belgjikë

Në një deklaratë për shtyp prorkurori i shtetit belg tha se ndalimet u shoqëruan me dy hetime, njëra e udhëhequr nga policia federale në Bruksel dhe tjetra nga një gjykatës hetues në Antwerp.

28 Mars 2023, 15:00 Nga a.l
Po planifikonin sulm terrorist, arrestohen 8 persona në Belgjikë
Sulm në Belgjikë

BELGJIKË- Policia belge ka arrestuar tetë persona si pjesë e një hetimi mbi një plan xhihadist për të kryer sulme terroriste. Mediat e huaja raportojnë se, arrestimet u bënë në kryeqytetin Bruksel, në qytetin port të Antëerpen dhe në qytetin Eupen pranë kufirit me Gjermaninë. Asnjë nga tetë të arrestuarit nuk është akuzuar. Të gjithë janë ende në paraburgim.

Bastisjet u kryen në tre adresa të hënën mbrëma, në Bruksel, Antwerp dhe Eupen. Në një deklaratë për shtyp prorkurori i shtetit belg tha se ndalimet u shoqëruan me dy hetime, njëra e udhëhequr nga policia federale në Bruksel dhe tjetra nga një gjykatës hetues në Antwerp.

"Ka lidhje midis dy dosjeve,por kërkimet e mëtejshme do të duhet të tregojnë se deri në çfarë mase dy grupet ishin të ndërthurura", thuhet në deklaratë. 

Hetimi i Antwerpen çoi në pesë arrestime, duke përfshirë një në Eupen, ndërsa hetimi i Brukselit çoi në tre arrestime.

sulm ne belgjike

Sondazh

Poll