Bota

Armët bërthamore ruse/ Bjellorusia: Putin është brenda rregullave, nuk janë shkelur traktatet ndërkombëtare

Sipas ministrisë, një praktikë e tillë nuk është një risi në fushën e bashkëpunimit ushtarak midis fuqive jobërthamore dhe ato bërthamore.

28 Mars 2023, 14:53 Nga a.l
Armët bërthamore ruse/ Bjellorusia: Putin është brenda
Armët bërthamore

BJELLORUSI- Vendosja e armëve bërthamore ruse në territorin e Bjellorusisë nuk është në kundërshtim me Traktatin e Mospërhapjes. Kështu ka deklaruar Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ditën e sotme. Mediat e huaja raportojnë se ministria për agjencinë ruse gjithashtu ka deklaruar se bashkëpunimi ushtarak midis Bjellorusisë dhe Rusisë kryhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar. 

Trajnimi i pilotëve bjellorusë të aftë për aeroplanë me municion specifik, modernizimi i avionëve të tillë, si dhe vendosja e kokave bërthamore në territorin e Bjellorusisë pa transferuar kontrollin mbi to në Minsk, si dhe akses në teknologjitë e duhura, në asnjë mënyrë nuk bie ndesh me dispozitat e neneve I dhe II të NPT-së”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.

Sipas ministrisë, një praktikë e tillë nuk është një risi në fushën e bashkëpunimit ushtarak midis fuqive jobërthamore dhe ato bërthamore.

Në një fjalim televiziv të shtunën, presidenti Vladimir Putin njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, e cila është aleati fqinj i Rusisë.  Armët që Putin planifikon të transferojë në Bjellorusi nuk janë raketa balistike ndërkontinentale, por armë bërthamore më të vogla, më taktike për përdorim në fushën e betejës.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll