Bota

Djali qëllon nënën me thikë në Greqi, 17-vjeçari del i përgjakur në rrugë: I vrara të gjithë

Nëna e të riut është gjetur e mbuluar në gjak dhe është dërguar në spital.

28 Mars 2023, 10:55 Nga A.B
Djali qëllon nënën me thikë në Greqi,
Policia

GREQI- Alarm në Nea Smyrni. Një 17-vjeçar ka dalë i përgjakur në rrugën e rrugës së Plastirës duke thirrur “I vrava të gjithë”. Kjo erdhi pasi i riu plagosi me thikë nënën e tij, raporton 'Protothema.gr'.

Sipas informacioneve të para, nëna e të riut është gjetur e mbuluar në gjak dhe është dërguar në spital. Dyshohet se djali i saj e ka sulmuar dhe e ka plagosur me një send të mprehtë. I riu është arrestuar dhe është dërguar në komisariat.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi./Dosja.al

djali plagos nenen ne greqi

Sondazh

Poll