Bota

Sulm me thikë në qendrën 'Ismaili' në Lisbonë, dy persona mbeten të vdekur, arrestohet autori

Kjo qendër është një sekt pakicë e besimit islam, anëtarët e të cilit janë sulmuar nga grupet ekstremiste në vende të ndryshme.

28 Mars 2023, 14:21 Nga A.B
Sulm me thikë në qendrën 'Ismaili' në
Policia

PORTUGALI- Të paktën dy persona u vranë ditën e sotme në një sulm në Qendrën Ismaili në Lisbonë. Këtë e konfirmoi policia e Portugalisë, duke mos dhënë më shumë detaje. 

'CNN Portugal' raporton se autori, me origjinë afgane i cili mbante një thikë, u qëllua e më pas u arrestua. Policia portugeze nuk e konfirmoi që në fillim kombësinë e të dyshuarit, derisa mori informacionet e duhura.

Kryeministri Antonio Costa tha se të gjitha indikacionet ishin se ishte "një akt i izoluar", duke shtuar se ishte "e parakohshme" të bëhej ndonjë interpretim i krimit.

Kjo qendër është një sekt pakicë e besimit islam, anëtarët e të cilit janë sulmuar nga grupet ekstremiste në vende të ndryshme./Dosja.al

sulm ne lisbone

Sondazh

Poll