Bota

15 vite pas krimit, djali i miliarderit pranon për herë të parë se ka gisht në vrasjen e studentes: Kisha pirë, ishte aksident, asgjë e çmendur

Studentja norvegjeze, sipas ekspertizës, ndërroi jetë në mënyrë tragjike si rezultat i presionit dhe shtrëngimit të madh të ushtruar në qafë. Në trup kishte 43 prerje dhe gërvishtje.

28 Mars 2023, 14:36 Nga a.d
15 vite pas krimit, djali i miliarderit pranon për herë të
Martine Vik Magnussen

MBRETËRI E BASHKUAR- Farouk Abdulhak, djali i një miliarderi nga Jemeni pranoi për BBC se kishte gisht në vrasjen e studentes hollandeze Martine Vik Magnussen, 15 vite më parë. Trupi i 23-vjeçares, u gjet nën rrënojat e bodrumit të ndërtesës ku Abdulhak jetonte. Ky i fundit ishte në listën e të kërkuarve nga Policia e Londrës dhe nuk kishte folur asnjëherë më parë për këtë çështje.

Studentja norvegjeze, sipas ekspertizës, ndërroi jetë në mënyrë tragjike si rezultat i presionit dhe shtrëngimit të madh të ushtruar në qafë. Në trup kishte 43 prerje dhe gërvishtje.

Për hërë të parë, Abdulhak tha për BBC se e reja kishte vdekur në duart e tij.

Ishte gazetarja Naëal Al-Maghafi e cila pas një pune kërkimore të gjatë, arriti të gjurmojë Farouk-un nëpërmjet rrjetit social Snapchat, duke e bërë të flasë.

“Qindra gazetarë janë munduar të lidhen më të dhe ai i ka injoruar të gjithë. Por, prejardhja jonë e njëjtë bëri të mundur që unë të fitoja besimin e tij. Rreth 10 ditë pasi kishim filluar të flisnim, më dërgoi mesazhin që do të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve,”- thotë gazetarja e BBC.

“Kam bërë diçka kur isha më i ri. Gabova”, shkruante Abdulhak në atë mesazh.

Menjëherë pas kryesrjes së vrasjes, Farouk u largua për në Cairo dhe me ndihmën e babait të tij, u transportua në Jemen, nga ku do ishte e pamundur ta ekstradonin.

Me anë të komunikimeve të shumta, Abdulhak arriti t’i zbulojë gazetares Nawal copëza nga nata e ngjarjes.

“Më shfaqen imazhe herë pas herë”, thotë një nga mesazhet e tij.

“Ishte thjesht një aksident, asgjë e çmendur,”- vijon ai. Gjithashtu shtoi se ka qenë nën efektin e kokainës dhe nuk mban mend shumë. Arsyet e vërteta apo rrethanat e kryerjes së vrasjes janë ende të pazbardhura mirë.

farouk abdulhak martine vik magnussen

Sondazh

Poll