Bota

Djegia e 2 automjeteve në veri të Kosovës/ Reagon pronari: Shqiptarët nuk e kanë bërë, kanë qenë serbë

Pronari i dy automjetetve pretendon se nuk ka patur konflikte me askënd dhe nuk është në djeni se kush mund të jenë autorët.

28 Mars 2023, 10:05 Nga f.i
Djegia e 2 automjeteve në veri të Kosovës/ Reagon pronari:
Dy automjetet e djegura

KOSOVË-Pronari i dy automjeteve me targa serbe që u dogjën fundjavën e kaluar në veri të Kosovës ka folur për të dyshuarit e mundshëm të ngjarjes. Pronari i dy automjetetve pretendon se nuk ka patur konflikte me askënd dhe sipas tij automjetet janë djegur nga serbët. Kossev shkruan se, Danijel Daniloviç ka theksuar se pranë veturave të djegura është gjetur një shishe me benzinë. 

"Nuk kam dyshime te askush, nuk kam patur konflikte me asnjë. Shqiptarët nuk kanë ardhur ta bëjnë këtë, ndoshta janë serbë,”-u shpreh ai.

Policia ka konfirmuar se në vendngjarje është gjetur një shishe me benzinë, me të cilën dyshohet se persona të panjohur kanë ndezur zjarrin dhe se hetimet janë duke vazhduar.

digjen 2 makina ne kosove danijel daniloviç

Sondazh

Poll