Bota

Dita e 10 e protestës/ Sindikatat thirrje Macron: Hiq dorë nga reforma e pensioneve

Protestat kanë nisur që kur qeveria përdori kompetenca të veçanta kushtetuese për të anashkaluar parlamentin në një votim përfundimtar mbi projektligjin e pensioneve pothuajse dy javë më parë.

28 Mars 2023, 14:44 Nga a.l
Dita e 10 e protestës/ Sindikatat thirrje Macron: Hiq dorë nga reforma
Emmanuek Macron

FRANCË-  Sindikatat në Francë të cilat për ditë me radhë kanë protestuar kundër reformës së pensioneve, i ka bërë thirrje presidentit Emmanuel Macron që të tërhiqet nga planet e tij për të rritur moshën e daljes në pension. 

Në ditën e dhjetë të protestave që u organizua sot në shumë zona të Francës, miliona njerëz kanë marrshuar në mënyrë paqësore ndërsa paraprakisht nuk raportohet për përplasje me autoritetet policore, shkruan Reuters.  Protestat kanë nisur që kur qeveria përdori kompetenca të veçanta kushtetuese për të anashkaluar parlamentin në një votim përfundimtar mbi projektligjin e pensioneve pothuajse dy javë më parë. Për ditë më rradhë Franca nuk ka gjetur qetësi nga protestat të cilat janë shoqëruar me përplasje me policinë dhe dëme të shumta të ambineteve publike, pasi protestuesit kanë përdorur lëndë plasëse dhe gaz lotsjellës. 

 

proteste ne france

Sondazh

Poll