Bota

Sekuestrohen 2.3 ton kokainë në portin më të madh të Perusë, vlera e saj kap shifrën e 20 milionë dollarëve

Sipas Kombeve të Bashkuara, Peruja dhe Kolumbia janë ndër prodhuesit kryesorë globalë të kokainës.

28 Mars 2023, 10:06 Nga A.B
Sekuestrohen 2.3 ton kokainë në portin më të madh të
Kokaina

PERU- Autoritetet peruane kanë sekuestruar 2.3 ton kokainë të fshehur si pllaka qeramike. Sipas mediave të huaja, malli kishte destinacion Turqinë nëpërmjet një rruge detare në rritje për drogën e paligjshme. Kapja e drogës ndodhi ditën e premten në një magazinë në portin më të madh të Perusë, El Callao.

“Portet e Perusë dhe destinacioni i saj përfundimtar ishte Turqia. Zakonisht, ne jemi në dijeni të porteve në Belgjikë, Holandë, Spanjë dhe Francë”, tha shefi i policisë së El Callao, koloneli Luis Angel Bolanos.

Në një konferencë shtypi, policia tregoi kokainën, e cila ishte fiksuar në fletë gome për t'u shfaqur si pllaka qeramike të paketuara në kuti druri brenda një kontejneri transporti.

Bolanos tha se kokaina e sekuestruar vlerësohej në "të paktën 20 milionë dollarë".

Sipas Kombeve të Bashkuara, Peruja dhe Kolumbia janë ndër prodhuesit kryesorë globalë të kokainës. Prodhimi i kokainës në Peru është rritur kryesisht përgjatë kufirit me Brazilin./Dosja.al

kokaine ne peru peru

Sondazh

Poll