Bota

Grabitet banesa në Ferizaj! Autori merr 40 mijë euro dhe stoli ari në vlerë 25 mijë euro, arrestohet i dyshuari

Autorët, dyshohet se kanë vjedhur para në vlerë prej 40 mijë euro, stoli ari në vlerë prej 25 mijë euro, dy armë zjarri (pistoleta) me leje dhe sasi të municionit.

28 Mars 2023, 09:55 Nga A.B
Grabitet banesa në Ferizaj! Autori merr 40 mijë euro dhe stoli ari
Policia

KOSOVË- Një person ka përfunduar në pranga nga Policia pasi dyshohet si autor për vjedhje në një shtëpi në Greme. Policia bën të ditur se me datën 18.03.2023 rreth orës 04:00 në një shtëpi banimi në fshatin Greme të Ferizajt, persona të panjohur u futën me forcë e për pasojë mundën të merrenin ç'ka gjetën brenda.

Autorët, dyshohet se kanë vjedhur para në vlerë prej 40 mijë euro, stoli ari në vlerë prej 25 mijë euro, dy armë zjarri (pistoleta) me leje dhe sasi të municionit.

'Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,  nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishte marr të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishte nisur hetimet. Hetuesit rajonal pas një punëve intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe mbrëmë rreth orës 19:30 kanë arrestuar të dyshuarin S.I (M/K) i moshës 49 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë'-njofton Policia.

vjedhje ne kosove kosove

Sondazh

Poll