Aktualitet

Tritoli ndaj parukerisë në Nikël, Policia arreston një prej autorëve, një tjetër shpallet në kërkim

25 Shtator 2019, 09:19 Nga DOSJA
Tritoli ndaj parukerisë në Nikël, Policia arreston një prej

KRUJË– Policia e Krujës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Nikël, ku një sasi tritoli iu vendos një parukerie. 

Pas hetimeve nga Prokuroria e rrethit, një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Në flagrancë është arrestuar 24-vjeçari me iniciale B.Sh., ndërsa në kërkim është shpallur E.Sh., 28 vjeç, të dy banues në Nikël.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 5 fitila zjarrëpërcjellës dhe  5 kapsolla detonatore.

Njoftimi i plotë: 

Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton një ngjarje të ndodhur rreth 1 muaj më parë ku një biznesi në Nikë, iu vendos lëndë eksplozive.
– Sekuestrohen kapsolla detonatore dhe fitila zjarrëpërcjellës;
– Nga puna hetimore e kryer në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit është arrestuar 1 shtetas dhe shpallur në kërkim 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, pas një pune hetimore intensive kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në datë 16 gusht 2019, ku biznesit (parukieri) të shtetases R.Sh., iu vendos lëndë plasëse.

Policia arrestoi në flagrancë, si autor i dyshuar për ngjarjen e mësipërme shtetasin B.Sh., 24 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, si dhe shpalli në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Sh., 28 vjeç, banues në Nikël.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 5 fitila zjarrëpërcjellës;
• 5 kapsolla detonatore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit fton qytetarët të vijojnë të mbështesin dhe bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital, se vetëm bashkërisht e luftojmë më mirë paligjshmërinë dhe ndërtojmë një ambient sa më të sigurt për fëmijët tanë!

Ngjarja ka ndodhur më 16 gusht, në fshatin Nikël, por për fat të mirë nuk pasur persona të lënduar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kruje policia e krujes prokuroria e krujës kruje policia e krujes prokuroria e krujës

Sondazh

Poll