Sport

Asani, një prej surprizave pozitive të kuqezinjve: “Ja çfarë më tha Sylvinho!”

“Jemi të mërzitur, pësuam një gol për mungesë përqendrimi. Ky është futbolli. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në përgjithësi, të vazhdojmë kështu.”

27 Mars 2023, 23:40 Nga DOSJA
Asani, një prej surprizave pozitive të kuqezinjve: “Ja

POLONI - Jasir Asani debutoi me kombëtaren shqiptare në ndeshjen ndaj Polonisë. Sulmuesi anësor foli pas humbjes 1-0 për emisionin “Kuq e Zi” duke treguar edhe fjalët që i tha trajneri Sylvinho.

“Kisha shumë emocione përpara ndeshjes. Shokët më thanë ta merrja me qetësi. Jemi të mërzitur, pësuam një gol për mungesë përqendrimi. Ky është futbolli. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në përgjithësi, të vazhdojmë kështu.

Surprizë aktivizimi si titullar? Kam folur gjithë javës me trajnerin. Kam pasur shokë që e kanë pasur trajner Sylvinhon. Më kanë thënë fjalë shumë të mira për të si trajner dhe njeri. Do të bëjmë gjëra të mëdha. Ishte një emocion i paparë kur mora ftesën.

Nota e Sylvinhos për mua? Ai më tha që të vazhdoja kështu dhe të jap edhe më shumë maksimumin. Që të arrijmë fitore me Kombëtaren. Besoj se është i kënaqur me mua. Të gjithë dhamë maksimumin. Kemi një skuadër shumë të mirë”, deklaroi Asani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll