Sport

Myrto Uzuni në faqet e para të mediave spanjolle pas ndeshjes me Poloninë

Në fushë për kampionatin spanjoll dhe mediat iberike ishin dy sulmuesit kryesorë të dy kategorive të kampionatit të tyre Robert Lewandowski I Barcelonës dhe Myto Uzuni. Granadës që udhëheq klasifikimin me 20 gola

27 Mars 2023, 23:17 Nga DOSJA

Myrto Uzuni në faqet e para të mediave spanjolle pas ndeshjes me

SPANJE - Ndeshja e sotme mes Polonisë dhe Shqipërisë kishte një vëmendje të madhe edhe nga mediat spanjolle, për ta aktivizoheshin dy golashënuesit më të mirë të La Ligës 1 Robert Lewandovwski dhe i La Ligës 2 Myrto Uzuni.

Asnjëri prej tyre nuk mundi të shënojë gol, por nëse nga Lewandowski vetëm goli konsiderohet dicka positive nisur edhe nga niveli i skuadrës që luan ai në kombëtare, ajo që përmendet më së tepërmi ka qenë paraqitja e Uzunit i cili pati në disa raste në dorë barazimin e takimit por që nuk ja doli.

Myrto Uzuni në faqet e para të mediave spanjolle pas ndeshjes me

Gjithësesi kjo nuk e bën më pak të mirë paraqitjen e sulmuesit të Granadës i cili deri më tani ka shënuar 20 gola në kategorinë e dytë spanjolle.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll